Osmani zhvillon takim me kryeministrin holandez, flasin për heqjen e masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Holandës, Dick Shoof.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe forcimin e mardhënieve midis Kosovës dhe Holandës.
Po ashtu sipas njoftimit, Osmani ka kërkuar mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës.