75 Mall Live Search
17:00 / E Premte, 12 Mars 2021 / A. M.

Osmani: Zvicra do t’i shoh mundësitë për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Me këtë rast, Osmani e falënderoi ambasadorin për pritjen e institucioneve Zvicerane në vizitën zyrtare, si dhe shprehu mirënjohje te thellë për takimet konstruktive dhe përmbajtjesore me përfaqësuesit më të lartë institucional.

Osmani theksoi po ashtu që si rezultat i kësaj vizite, tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për konkretizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe që shumë shpejt do të iniciohen projekte e nisma të tjera në fusha të ndryshme konform prioriteteve zhvillimore të qeverisjes së re.

Në njoftimin e dërguar nga presidenca thuhet se në takim u fol për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve e me ç’rast u theksua nevoja për respektim të plotë të vullnetit të shprehur të qytetarëve.

Duke folur për situatën aktuale me pandeminë, u.d. Presidentja Osmani vlerësoi lartë gatishmërinë e autoriteteve zvicerane për të parë mundësitë për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave.