75 Mall Live Search
14:04 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / k.v

Osmani ka pranuar telegram urimi në 16-vjetorin e pavarësisë nga mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka pranuar telegram urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

Në letrën e tij, Mbreti Charles III ka thënë se vlerëson lidhjen në mes të shteteve tona, duke theksuar se shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e rëndësishme globale, nga të cilat do të përfitojnë brezi ynë i ardhshëm.

Në vijim, gjeni mesazhin e plotë të urimit nga Mbreti Charles III: