75 Mall Live Search
19:45 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / F.R

Osmani: Verdiktin final nëse i mandatuari i ka votat e nevojshme, e japin 120 deputetët e Kuvendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media në kabinetin e saj, pas përfundimit të raundit të takimeve konsultative me liderët e partive politike, në kuadër të situatës aktuale për formimin e qeverisë së re.

Në këtë konferencë, Presidentja Osmani njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa për postin e kryeministrit. Ajo theksoi se verifikimin nëse kandidati i ri gëzon shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë do ta bëjnë vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Si Presidente e Republikës, kam konstatuar se verdiktin final nëse i mandatuari për kryeministër i ka votat e nevojshme për shumicë apo jo, e japin 120 deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët, sipas Kushtetutës dhe të rikonfirmuar në një nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kanë vullnetin e lirë dhe jo detyrues të votojnë ashtu siç dojnë,” deklaroi Osmani.