75 Mall Live Search
20:08 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / H F

Osmanit i ndahet çmimi “M100”, cilësohet si lidere inspiruese dhe e jashtëzakonshme

Presidentes Vjosa Osmani i është ndarë çmimi i forumit “M100” në Postdam.

Trashëgimia politike e Presidentit Rugova ruhet në personalitetin e Presidentes Osmani“, ishin fjalët e ministrit gjerman, Rudolf Scharping, i cili ja ndau Osmanit çmimin

Scharping e quajti Osmanin si lidere inspiruese dhe të jashtëzakonshme, që tha se edhe është arsyeja pse ajo po nderohet me këtë çmim.

“Presidentja Osmani angazhohet vazhdimisht për lirinë dhe demokracinë, për të drejtat e njeriut dhe për sundimin e ligjit. Ajo vazhdon rrugën e paraardhësit të saj të madh, Ibrahim Rugovës. Trashëgimia politike e Presidentit Rugova ruhet në personalitetin e saj dhe se, siç thuhet në Kosovë, ajo vazhdon të jetojë në frymën e “Rugovizmit”, shtoi ai.

Gjatë prezantimit të saj u tha se nën udhëheqjen e Osmanit, Kosova ka shënuar progress të palëkundër në luftën ndaj korrupsionit, forcmit të sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të grave dhe pakicave.