Ospina transferohet tek Napoli
Portieri i Arsenalit, David Ospina është transferuar në Serie A tek Napoli, këtë e konfirmoi klubi anglez të enjten.
Ospina u bashkua me Napolin në fillim vetëm në formë të huazimit gjatë sezonit 2018-19.
Dhe pasi bëri 24 paraqitje për italianët e i cili përfaqësonte edhe kombin e tij në Copa America këtë verë por që u eliminuan nga Kili në çerekfinale, Kolumbiani do të mbetet në San Paolo me një transferim që thuhet se është 3.5 milion € .