08:18 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Osteoartriti, ja mënyra se si mund të mjekohet

Osteoartriti është një sëmundje degjenerative tepër e shpeshtë e kyçeve, e cila prek rreth 12% të popullatës.
Fillimisht ai nis të zhvillohet pa ndonjë shqetësim të dukshëm në dekadën e dytë dhe të tretë të jetës dhe prek pothuajse çdo person pas moshës 70 vjeç.

Bashkë me progresin e sëmundjes dhe moshës, bie cilësia e jetës për shkak të kufizimeve të lëvizjeve të tyre dhe shfaqen shkallë të ndryshme invalidititeti.

Osteoarthriti mund të haste më shpesh në artikulacionin e gjurit, në artikulacionet e vogla të dorës në artikulacionin koksofemoral dhe artikulacionet ndërvertebrale të shtyllës kurrizore etj.

Në vijim, ju sjellim 6 kura shtëpiake për Osteo-artritin, por që janë të vlefshme edhe për artritin e zakonshëm, te realizuara nga ekspertet e gazetes “Super Shendeti”, versioni print i supershendeti.com

1. FLETË LAKRE
Lakra është përdorur si një ilaç popullor për shekuj me radhë për të zbutur dhimbjen e kyçeve, por prej vitesh është e pranuar dhe e sugjeruar edhe nga mjekët.

Apigenin, një përbërës flavonoid i pranishëm në të, i jep atij vetitë e shkëlqyera anti-inflamatore.

Efektiviteti i këtij ilaç popullor u provua në një studim të kryer në vitin 2016 që tregoi se gjethja e lakrës është jashtëzakonisht efektive në trajtimin e artritit dhe osteoartritit.

SI TA PËRDORIM ATË: Hiqni kërcejtë e fortë nga gjethet e lakrës dhe shtypni gjethet duke përdorur një objekt të forte, për të marrë disa nga lëngjet e tij.

Mbulojini lakrat me fletë alumini dhe vendosini në një furrë për disa minuta për t’i ngrohur ato.

Sigurohuni që mos të nxehen ose të digjen.

Vendosni gjethet e lakrave të ngrohta rreth kyçit ku keni dhimbje, duke e mbyllur tërësisht atë me gjethe.

Mbajini gjethet në vend duke i mbështjellur ato me një fashë.

Pastaj mbulojini me një mbështjellëse plastike, ose fletë alumini për të mbajtur ngrohtësinë.

Lëreni të qëndrojë aty, për të paktën 1 orë.

Ju gjithashtu mund ta lini atë edhe gjatë gjithë natës.

2. KARAFILI
Kjo barishte e lashtë që ka origjinën në Indonezi është përdorur për breza në mjekësinë kineze dhe indiane për të lehtësuar dhimbjen e kyçeve.

Hulumtimet kanë treguar se përdorimi i karafilit në dietën tuaj mund të zvogëlojë inflamacion e shkaktuar nga artriti me rreth 44%.

Kjo jo vetëm ndihmon në reduktimin e inflamacionit që keni, por gjithashtu ndalon citokinat e reja inflamatore të rishfaqen në nyjet tuaja.

SI TA PËRDORIM ATË: Ju mund ta shtoni atë në ushqimin tuaj ose edhe të bëni çaj me të.

Nëse nuk ju pëlqen shijen e tij, ju mund të merrni shtesa në formë pilule.

3. LËVORJA E SHELGUT
Lëvorja e shelgut është një nga ilaçet më të vjetra tradicionale që përdoren për të trajtuar inflamacionin.

Në fakt, njerëzit edhe gjatë kohës së Hipokrati (shekulli i pestë B.C.) e kishin të njohur përtypjen e lëvores të shelgut për të ndihmuar në trajtimin e kushteve inflamatore.

Lëvorja e shelgut përmban një përbërje kimike të quajtur salicinë, e ngjashme me aspirinën.

Ajo është provuar të jetë e dobishme në lehtësimin e dhimbjes, veçanërisht në gjunjë, shpinë, legen, dhe qafë.

SI TA PËRDORIM ATË: Megjithëse disa njerëz preferojnë të përtypin në mënyrë natyrale të papërpunuar lëvoren e pemës së shelgut, kapsulat e shelgjeve mund të blihen në farmaci dhe pothuajse çdo dyqan ushqimor shëndetësor. Doza e rekomanduar është rreth 240 mg në ditë.

– Gjithashtu, disa dyqane shesin çaj shelgu, duke e reklamuar atë si një anti-inflamator dhe lehtësues dhimbjesh.

Zieni për 2 – 3 minuta në ujë të nxehtë lëvoren e shelgut për të përftuar çaj.

Sigurisht, nëse keni mundësi, mblidheni vetë lëvoren e shelgut gjatë pranverës, thajeni ditë pas dite në hije dhe pastaj futeni në kavanozë sterilë, në mënyrë që ta përdorni si çaj përgjatë vitit, sa here artriti ju mundon me dhimbje apo enjtje.

4. VAJI I EUKALIPTIT
Vaji i eukaliptit ka dy veti anti-inflamatore dhe analgjezike.

Kjo jo vetëm që ndihmon për të zbutur pezmatimin, por edhe lehtëson dhimbjet që lidhen me artritin reumatoid, osteoartritet dhe madje edhe lëndimet e muskujve.

Një studim i vitit 2013 i kryer në Korenë e Jugut zbuloi se vaji eukaliptit ishte efektiv në zvogëlimin e dhimbjes.

SI TA PËRDORIM ATË: Përzieni 8-10 pika vaj eukalipti, me rreth të njëjtën sasi vaj menteje.

Në këtë përzierje, shtoni 3-5 lugë çaji vaj ulliri.

Fërkoni me këtë përzierje vajrash kyçet tuaja që dhëmbin dhe do të keni çlirim të menjëhershëm, lehtësim ftohës të dhimbjeve.

5. KANELLA
Kanella përmban një përbërje të quajtur cinnamaldehyde, që i jep asaj shijen dhe aromën.

Cinnamaldehyde ndalon lirimin e acidit arachidonic, një acid yndyror gërryes.

Kjo e bën kanellën efektive në reduktimin e inflamacionit të shkaktuar nga sëmundje si artriti.

SI TA PËRDORIM ATË: Përzihet 1 gotë me ujë të ngrohtë, me 2 lugë mjaltë dhe 1 lugë çaji me pluhur kanelle.

Pijeni atë një herë në mëngjes dhe një herë në darkë.

6. JONXHA
Bima e jonxhës, si shumë bimë të tjera të lashta, ofron një shumëllojshmëri të përfitimeve shëndetësore.

Kjo është një nga produktet më të mira bimore në treg për dhimbjen e kyçeve, dhimbjen e shpinës dhe artritin, sepse përmban shumë minerale, vitamina dhe ushqyes të tjerë që luajnë një rol vendimtar në fuqinë dhe rritjen e kockave tona dhe në ruajtjen e një trupi të shëndetshëm.

SI TA PËRDORIM ATË: Jonxha mund të përdoret si një çaj bimor.

Përdorni pjesë të barabarta gjethe të jonxhës, mjedrës të butë të kuqe, dhe të mentes.

Zieni një filxhan ujë në një enë, shtoni i lugë gjelle nga përzierja e barishteve, dhe vazhdoni vlimin dhe për 5 minuta te tjera.

Kullojeni dhe pijeni një herë në ditë.