75 Mall Live Search
21:21 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Osvaldo: Futbollin e lash për mish dhe birra!

Pablo Daniel Osvaldo u largua nga futbolli në moshën 30 vjeçare. Një vendim i vështirë, por i respektueshëm.

“Më kanë ofruar shumë para nga Kina, por nuk ishte bota ime, ishte një biznes që e urreja”, tha ish-lojtari i shumë skuadrave në Serie A.

Sot është këngëtar i grupit “Barrio Viejo”, Osvaldo thotë se u largua nga futbolli për shkak të birrës dhe mishit.

“Fillova ta urreja punën që e kisha dashur gjithmonë. Para të hollave unë preferoj mish dhe birra”, ka thënë Osvaldo për “La Gazzette dello Sport.

Dani e nisi karrierën te skuadra Huracan, pastaj luajti për Atalantan, Leccen, Fiorentinan, Bolognan, Espanyolin, Romën, Southamptonin, Juventusin, Interin, Boca Juniorsin dhe Porton./IndeksOnline/