10:10 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Oto John nga karantina, po e mban formën duke ushtruar në shkallët e banesës

Sulmuesi afrikan i Prishtinës, Oto John ka treguar për stërvitjet të cilat është duke i bërë gjatë karantinës.

John po qëndron në kryeqytet dhe e pret me padurim largimin e ‘koronavirusit’ dhe rikthimin e kampionatit.

“Më mungon futbolli dhe është vështirë të mos kemi ndeshje çdo fundjavë. Ishim në një kampionat të balancuar”, ka thënë John për Sports Show në Klan Kosova.
Afrikani ka shtuar se për ushtrime, është duke e përdorur stërvitje të veçanta.

“Po stërvitem në një hapësirë para banesës ku jetoj dhe po ashtu po i shfrytëzoj shkallët e banesës, sa për të mbajtur formën”, ka shtuar afrikani.