19:20 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / Gj. Sh

Otto John lirohet nga burgu, i bashkohet kësaj skuadre

Otto Johnit nuk i është dashur shumë të pret për t’ju bashkuar një skuadre kosovare

Futbollisti ishte arrestuar para disa muajve me akuzën se kishte marrë shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për nigerianin.

Sipas një postimi të firmës së avokatit të tij, Egzonis Hajdari, futbollisti sot është liruar.

Gjykata supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar futbollistin nga paraburgimi.

E me t’u liruar nga paraburgimi, Otto John menjëherë ka gjetur një skuadër të re. Bëhet fjalë për KF Dukagjinin ngjyrat e të cilit klub ai do t’i mbrojë për sezonin e ri.