Otto John me shifra të jashtëzakonshme tek Prishtina

Oto John ka statistika të jashtëzakonshme që prej transferimit te Prishtina.
I ardhur në afatin e dimrit, John ka zhvilluar 9 ndeshje dhe ka shënuar po aq gola: Vushtrrisë 5 gola (2 për Kupë), Ferizajt 2 gola dhe 1 gol Drenicës e Dritës.
Nuk ka shënuar në dy ndeshje nga 9 paraqitje, kundër Ballkanit dhe kundër Drenicës për Kupë.

“Ne u angazhuam maksimalisht që nga kjo ndeshje të marrim pikët e plota e pastaj patëm mundësi edhe manovrimi”, u shpreh John për faqen zyrtare.
“Jam i lumtur për golat, jam i lumtur me shokët e ekipit dhe ekipin në tërësi”.
“Jam i kënaqur me këto tre pikë dhe krejt çfarë dua është të vazhdojmë me këtë ritëm”.
“Natyrisht se jam i kënaqur me statistikat e mia dhe dua të ndihmoj ekipin të arrijmë, krijojmë golin dhe lutëm shumë të vazhdojmë sa më gjatë kështu”, shtoi ai.