12:50 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / A. A

Otto John tregon se kur do të kthehet nga lëndimi

Sulmuesi i Prishtinës, Otto John, ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.

Nigeriani është duke u rikuperuar nga lëndimi nyjës së këmbës.

Në një prononcim për Indeksonlinen, 22-vjeçari tregon se kur pritet të kthehet në fushë.

“Nuk do të luan kundër Besës të shtunën. Çdo ditë, gjendja ime po përmirësohet. Besoj që për 2-3 javë  do të rikthehem, por ka mundësi që edhe më shpejt”, u shpreh Johni.

Nigeriani është golashënuesi më i mirë i Prishtinës me 6 gola dhe i dyti në listën e shënuesve më të mirë në Superligë, pas Mirlind Dakut që ka 19 gola.

/Indeksonline/