19:32 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ousmane Dembele do të fillojë stërvitjet një javë para pjesës tjetër të skuadrës

Ousmane Dembele mund të jetë i shqetësuar për të ardhmen e tij në Barcelonë pasi që disa raportime vazhdojnë të sugjerojnë se Blaugranët po punojn për të nënshkruar me Antoine Griezmann dhe Neymar, transmeton Indeksonline.

 

Mediat spanjolle raportuan për fillimin e trajnimit të tij, një javë para se pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës të jenë rikthyer.

 

Ai duket se është i përkushutar për ta ruajtur vendin e tij në këtë skuadër, edhe pse presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu tha se mendon që francezi është më i mirë se Neymar.

 

“Dembele është i ri, i talentuar,  ndryshe nga lojtarët e tjerë “, tha Bartomeu

 

Dembele thuhet se është siguruar nga shefat e Barcelonës se ai nuk do të largohet këtë verë edhe pse për të ka pasur interesim nga Bayern Munich dhe fituesit  e Ligës së Kampionëve Liverpool.

 

Megjithatë, 22-vjeçari ka një rrugë të gjatë përpara për ta provuar vetën e tij, tek Barça./Indeksonline/.