75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Dembele i “gëzohet” lëndimit të Ansu Fatit

Gjatë ditës së djeshme, futbollisti i Barcelonës, Ansu Fati, u operua për shkak të një lëndimi që e mori në ndeshjen kundër Real Betisit.

Ky lëndim duket se i ka konvenuar futbollistit francez, Ousamne Dembele, transmeton Indeksonline.

Sipas “Mundo Deportivo”, Ousamane Dembele nuk pritet të shitet në janar, për shkak se Ansu Fati është i lënduar.

Francezi do të ketë kohë deri në qershor që ta dëshmojë veten te katalunasit./Indeksonline/