16:28 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ousmane Dembele në Arsenal: Klubi londinez me ofertë senzacionale për francezin

Arsenali raportohet se ka bërë një ofertë prej 90 milionë funtesh për ta transferuar anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele, shkruan IndeksOnline.

Klubi londinez do ta ”sfidojë” kohën për ta finalizuar marrëveshjen pasi afati kalimtar në Premier League mbyllet sot në ora 18:00.

Dembele i është bashkuar Barçës nga Borussia Dortmundi për shifrën e 100 milionë funteve verën e kaluar, por ka nuk e ka shijuar aspak sezonin debutues te klubi katalunas.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën kishte munguar katër muaj për shkak të një lëndimi në këmbë pas debuimit me Barcelonën, teksa tutje në 23 paraqitje shënoi 4 gola.

Barcelona është duke ngurruar që ta shesë 21-vjeçarin, i cili nënshkroi kontratë 5-vjeçare verën e kaluar pasi klubi dështoi ta transferojë Antoine Griezmann nga Atletico Madridi.

Sipas El Confidencial, marrëveshja për Dembelen ka gjasa të vogla për t’u finalizuar shkaku i kohës së limituar, teksa Arsenali është ende në garë për transferimin e qendër-mbrojtësit kroat, Domagoj Vida./IndeksOnline/