Ousmane Dembele paralajmëron pensionimin, tregon edhe sa vite do të luaj futboll

Ousmane Dembele ka treguar se kur do të pensionohet nga futbolli.
Futbollisti francez ka bërë të ditur se viti 2031 do të jetë ai kur do të ndalojë së luajturi futboll, shkruan IndeksOnline.
Pas shtatë viteve, Dembele do të mbush 34 vite dhe ka në plan të tërhiqet në atë kohë.
Ai ka thënë se pas pensionimit nga futbolli do ti futet biznesit në pasuri të paluajtshme.
“Dua të tërhiqem në moshën 34 vjeç. Më pas dua të futem në pasuri të paluajtshme. Investoni në Afrikë, në Francë”, ka deklaruar Dembele
27-vjeçari aktualisht është pjesë e PSG-së dhe ka kontratë deri në vitin 2028, por nuk ka treguar se në cilin klub dëshiron ta mbyll karrierën./IndeksOnline/