75 Mall Live Search
17:45 / E Diele, 01 Qershor 2025 / G T

Ousmane Dembele shpallet “lojtari i sezonit” në Champions League

Futbollisti i Kombëtares së Francës, Ousmane Dembele ka fituar çmimin “lojtari i sezonit” në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i PSG-së, mbrëmë festoi titullin e UEFA Champions League, për herë të parë në histori të klubit parisien, shkruan Indeksonline

Gjatë këtij sezoni, Dembele luajti 15 ndeshje me PSG-në në Champions, shënoi tetë gola dhe bëri gjashtë asiste.

Dembele ishte i jashtëzakonshëm në rrugëtimin e PSG-së në këtë sezon, ku fituan tripletën./Indeksonline/

Image