75 Mall Live Search
19:09 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

“Ova” ndan imazhet më të ëmbëla

Nisa Sofiya apo e njohur më shumë si “Ova” për shkak të rolit të saj në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”, i cili u bë filmi i vitit për një kohë shumë të shkurtë.

Nisa shpërndau disa imazhe në Instagram, ku vogëlushja u shfaq mjaft e ëmbël.

Ajo së fundi ka folur edhe për Intevista.al, ku ka përmendur shqiptarët.

“Shqipërinë e duam shumë, Turqinë gjithashtu ! Unë mendoj se kemi një kohë shumë të bukur dhe kulturë shumë të ngjashme”, u shpreh aktorja 9 vjeçare.

Historia e Memos dhe Ovës ka prekur çdokënd që e ka parë filmin e me siguri ata që nuk e kanë parë janë të paktë.

Filmi turk ka thyer rekorde shikueshmërie në mbarë botën dhe u kthye një ndër filmat më të shikuar në Netflix./Indeksonline/