75 Mall Live Search
11:33 / E Martë, 20 Janar 2026 / H F

OVL e UÇK-së jep detaje për varrimin e Zymë Mazrekajt, heroinën që rriti dëshmorët Tahir dhe Agim Mazrrekaj

Ka ndërruar jetë Nëna e dy dëshmorëve të kombit, Tahir dhe Agim Mazrrekaj, nga Sllupi, Zymë Mazrekaj.

Njoftimin e për vdekjen e saj e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, transmeton IndeksOnline.

OVL të UÇK-së, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Mazrekaj dhe të gjithë dashamirëve, po ashtu njofton se varrimi i të ndjerës bëhet nesër në varrezat e fshatit Sllup, në orën 14:00.