75 Mall Live Search
11:18 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / LB

OVL e UÇK-së në Pejë ofron transport falas për pjesëmarrësit në protestën e sotme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë ka bërë të ditur se për të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë në protestën e sotme në Prishtinë, do të ofrohet transport falas me autobusë të organizuar.

Sipas njoftimit në Facebook,  nisja do të bëhet nga ora 14:00 në këto lokacione:
Lugu i Baranit, fshati Raushiq (te shkolla)
Qyteti i Pejës (te stacioni i trenit)
Leshan (te Swiss Shala).

Protesta e thirrur nga OVL-UÇK do të mbahet sot në Prishtinë me fillim nga ora 17:00, për të kundërshtuar “padrejtësitë” ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.