OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
Nesër, me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK-së, OVL e UÇK-së do të organizojë homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë për liri.
Aktiviteti nis në orën 09:30 në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve, te komandanti legjendar Adem Jashari, ndërsa homazhe do të mbahen edhe në lokacione të tjera nëpër qytetet e Kosovës.
OVL e UÇK-së fton bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë ditë kujtese dhe nderimi.

