11:32 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

OVL e UÇK-së, sot dorëzon në kuvend peticionin kundër Gjykatës Speciale

Organizata e veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë me dije se ka përfunduar peticioni kundër veprimtarisë së Gjykatës Speciale e cila do pritet ti ndjek krimet e pretenduara nga ish-pjesëtar të UÇK-së.

Përmes një njoftimi ata kanë thënë se peticioni do të dorëzohet sot në Kuvendin e Kosovës në ora 15:15.

“Ju njoftojmë se sot më datë 20.12.2017 ora 15:15, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së do t’ia dorëzojnë Kuvendit të Kosovës Peticionin kundër Gjykatës Speciale. Kryesia e OVL UÇK-së”./Indeksonline/