OVL e UÇK-së takojnë avokatin e popullit, diskutojnë për dërgimin e Speciales në Kushtetuese

Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se kane zhvilluar takim me avokatin e popullit, Naim Qelaj.
Ai ka thënë se së bashku kanë biseduar për Specialen dhe mundësinë e interpretimit në Gjykatë Kushtetuese.
“Sot, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së takuan avokatin e popullit z.Naim Qelaj. Përveç urimit të detyrës që ia bëmë, biseduam edhe rreth çështjes së skadimit të afatit të gjykatës speciale, dhe mundësinë e interpretimit në gjykatën kushtetuese.”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në Facebook.
Vlen të kujtojmë faktin se ditë më parë janë arrestuar kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, si dhe nënkryetari i kësaj organizate Nasim Haradinaj. /IndeksOnline/