75 Mall Live Search
07:59 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / Z S

OVL e UÇK-së thërret konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media sot në ora 10:00.

Konferenca do të zhvillohet në zyrat e OVL UÇK-së, ku pritet të adresohen çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimet e fundit rreth organizatës.

Ndërkohë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar se protesta e radhës për përkrahjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë, do të zhvillohet edhe në Shkup më 13 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu”.

“Më 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00, do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe për të treguar përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës.Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin ‘Skënderbeu’”, deklaroi Ahmeti./Indeksonline/