75 Mall Live Search
15:09 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

OVL së UÇK-së kërkon që hetimi për listat e veteranëve të shkojë deri në fund

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për ndalimin e pensioneve për mbi 19 mijë veteranëve të luftës.

Vendimin e Themelores e ka përshëndetur menjëherë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përshëndet vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë”, thuhet në njoftimin e OVL së UÇK-së.

OVL UÇK, kërkon nga institucionet e drejtësisë, që hetimit të listave të veteranëve të luftës t’i shkohet deri në fund, duke shqyrtuar në mënyrë individuale secilin rast./Indeksonline/