75 Mall Live Search
22:13 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / H F

OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kombin shqiptar

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka uruar të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2026-të, në veçanti, luftëtarëve të lirisë, familjeve të dëshmorëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Qoftë viti që vjen, vit shprese, uniteti dhe përparimi, më i mire se ai që po lëmë pas, për ju, për familjet tuaja dhe për mbarë kombin shqiptar”, thuhet në urim e OVL-UÇK.