75 Mall Live Search
12:21 / E Premte, 06 Mars 2026 / S Z

OVL e UÇK-së bën homazhe në Prekaz

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Prekaz, bashkë me ta ishte kryetari i dorëhequr nga AAK-ja, Ramush Haradinaj.

Përmes një njoftimi në facebook thanë se u përkulen sakrificës së familjes Jashari.

Njoftimi i plotë:

Komandant, sot erdhëm të përkulemi para sakrificës sate dhe të familjes suaj.

Në mbarë vendin u nderuan edhe ushtarët tu që të janë bashkuar në përjetësi.

Sa herë vijmë te ti, ne ushtarët tu rikonfirmojmë amanetin tënd, që për ne është bërë betim: ta duam Atdheun ashtu siç e deshe ti.

Lavdi!