75 Mall Live Search
08:32 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / MSH

OVL e UÇK-së thërret konferencë shtypi

Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së ka thirrur për sot një konferencë shtypi.

Konferenca do të mbahet në orën 14:00, teksa nuk është bërë me dije tema e saj, raporton IndeksOnline.

Një ditë më parë, OVL e UÇK-së ftoi mërgatën të protestojnë në Hagë, si vazhdim i protestës së 7 gushtit, ku në qendër të Prishtinës u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta në Hagë, e organizuar nga mërgata dhe e mbështetur nga organizatat e dala nga lufta, do të mbahet, më 14 shtator, në orën 14:00./IndeksOnline/