OVL-UÇK në Sharr ndan mirënjohje për kontribuesit e lirisë dhe pavarësisë

Dega në Sharr e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka dhënë disa mirënjohje për ish-luftëtarë të UÇK-së dhe jo vetëm.
Organizimi është bërë për nder të ditës së pavarësisë.
Mirënjohjet janë ndarë për dhjetëra veteranë të UÇK-së nga komuna e Dragashit, të cilët kanë dhënë kontribut për liri dhe pavarësi.
“Do të vazhdojmë të i nderojmë edhe veteranët tjerë ku brenda dy vite do tu jepet mirënjohje të gjithë veteraneve të komunës tonë edhe në këto festa:
5 Maj Dita e Dëshmoreve
15 Qershor Dita e Çlirimit
28 Nëntor Dita e Flamurit
30 Dhjetori Dita e Veteranit” thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së në Sharr.

