OVL-UÇK organizon protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, paralajmëroi se më 7 gusht, në orën 17:00, do të organizohet në Prishtinë një protestë gjithëpopullore në përkrahje të ish-luftëtarëve që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Hysni Gucati nga kjo organizatë , tha në konferencë për media se do të organizojmë protestë për shokët e tyre.
“Do të protestojmë kundër Dhomave të Specializuara që po shkelin gjithë të drejtat janë dy raste që gjykata po përdor njerëz për të ndikuar në proces duke përgjuar shokët tanë”, tha Gucati.