19:05 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

OVL-UÇK për meshën serbe në Prishtinë: Veç kur t’na hyjnë policia serbe e t’na thonë “ma jep letërnjoftimin”

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës kanë reaguar pa meshës së serbëve të mbajtur në Kishën Ortodokse tek oborri i UP-së.

Me anë të një postimi në Facebook, sekretari i kësaj organizate, aktualisht ushtrues detyre i kryetarit, Faton Klinaku është shprehur në një formë ironike, duke përdorur një fjali serbe që e mbajnë mend personat që e kanë përjetuar kohën e ish-Jugosllavisë para luftës në Kosovë.

“Veç kur t’na hyjnë një ditë policia serbe e na thonë “daj mi ličnu kartu”, ka shkruar Klinaku.

Në lidhje me meshën e mbajtur sot në Kishën Ortodokse serbe në Prishtinë ka pasur reagime të shumta nga liderë opozitarë, shoqëria civile e organizata të ndryshme.

Sidoqoftë, nga qeveria e Kosovës nuk kanë folur ende nëse kanë qenë në dijeni të liturgjisë që u mbajt aty.