75 Mall Live Search
08:58 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / b l

OVL e UÇK-së: S’dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike

Janë bërë pesë vjet prej arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Në këtë pesë vjetor organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, kanë thënë se ata u përballën me padrejtësi, karshi të cilës theksojnë se nuk do të dorëzohen.

“Sot bëhen 5 vjet nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.