75 Mall Live Search
22:22 / E Premte, 17 Tetor 2025 / MSH

OVL-UÇK: Zëri juaj i bashkuar e bëri këtë protestë madhështore dhe të paharrueshme

Organizata e Veteranëve të Luftës, OVL-UÇK, ka falënderuar nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar sot në Tiranë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.

“Zëri juaj i bashkuar e bëri këtë protestë madhështore dhe të paharrueshme,” tha organizata, në një postim.

OVL-UÇK ka falënderuar gjithashtu institucionet shqiptare, qendrore e lokale, për mbështetjen dhe përkushtimin në lehtësimin dhe organizimin e çdo detaji.

“Respekt e mirënjohje për Policinë e Shtetit, për kujdesin dhe mbarëvajtjen shembullore gjatë gjithë protestës,” shtoi organizata.

Ky është postimi i plotë:

Faleminderit shqiptarë

Falënderim nga zemra për të gjithë pjesëmarrësit në protestën tonë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e deri te mërgata shqiptare anembanë botës.

Zëri juaj i bashkuar e bëri këtë protestë madhështore dhe të paharrueshme.

Një falënderim i veçantë për institucionet shqiptare, qendrore e lokale, për mbështetjen dhe përkushtimin e sinqertë në lehtësimin dhe organizimin e çdo detaji.

Respekt e mirënjohje për Policinë e Shtetit, për kujdesin dhe mbarëvajtjen shembullore gjatë gjithë protestës.

Dhe një falënderim të veçantë për mediat, pa të cilat zëri ynë nuk do të kishte jehonën dhe madhështinë që meriton.

Faleminderit të gjithëve!
Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën.