13:51 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Oxford / AstraZeneca synon të prodhoj një vaksinë të re për variantet e Covid19

“AstraZeneca” dhe Universiteti i Oxfordit po synojnë të zhvillojnë një vaksinë të gjeneratës së ardhshme për të trajtuar variante të reja që nga vjeshta, i ka thënë Reutersit një drejtues i lartë i prodhuesit, transmeton IndeksOnline.

I pyetur në lidhje me një afat kohor, shefi i hulumtimit të “AstraZeneca”-s Mene Pangalos tha: “Sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Ne po punojmë shumë dhe tashmë po flasim jo vetëm për variantet që duhet të bëjmë në laboratorë, por edhe për studimet klinike që duhet të kryejmë”, tha Pangalosi në një konferencë shtypi. “Ne po synojmë shumë të provojmë dhe të kemi diçka gati deri në vjeshtë, kështu që këtë vit”.

Oxfordi dhe “AstraZeneca” po afrohen për të marrë të dhëna për efikasitetin e vaksinës së tyre Covid-19 te të rriturit e moshuar, tha prof Andrew Pollard, drejtor i Grupit të vaksinave të Oksfordit./IndeksOnline/