08:52 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Özil, alternativa e parë e Coutinhos

Mesut Ozil (29 vjeç) , është në qendër të vëmendjes te Barcelona, si një alternativë e Coutinhos në janar.

Vullneti i skuadrës katalunase është të përforcoj skuadrën gjatë tregut të ardhshëm duke shtuar një lojtar kualitativ në fazën ofansive.

Ozil është në radarin e Barcelonës dhe duke qenë se Arsenali nuk merr pjesë në Ligën e Kampionëve, kjo e bën lojtarin favorit për një transferim të mundshëm. Poashtu ekziston edhe një tjetër argument kyç, pasiqë ylli gjerman nuk dëshiron të rinovoj kontratën e tij me Arsenalin dhe klubi mund të përfitoj nga ai vetëm nëse shitet në janar.

Kjo situatë tani hap debatin edhe në klub: Më mirë Coutinho me një çmim shum të lartë, apo Ozil si një mundësi e mirë nga ana financiare?

Opsioni ‘Ozil’ si një alternativë për Coutinho ishte diskutuar tashmë në zyrat e Barcelonës verën e kaluar. Për më tepër, Ozil pëlqen Barçën dhe vlen të theksohet se në vitin 2010, kur ai ishte 21 vjeç, ishte praktikisht i lidhur në një transferim prej 11 milionë euro nga ëerder Bremen, por klubi pastaj ishte fokusuar tek transferimi i Fabregas dhe Real Madridi e bleu atë për 15 milionë.

Natyrisht, Ozil ka mjaft klasë për t’u përshtatur që nga dita e parë me stilin e Barcelonës, duke ndihmuar Iniestan dhe Messin në kontakte të shkurtra, pasime të brendshme dhe vizion të lojës, veçanërisht në të majtë. /IndeksOnline/