75 Mall Live Search
13:16 / E Diele, 23 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ozil bën një tatuazh të ri, ka domëthënje politike e nacionaliste

Futbollisti turko-gjerman, Mesut Ozil, ka bërë një tatuazh të ri në trupin e tij.

Trajneri personal  turk, Alper Aksaç, ka publikuar një fotografi së bashku me Ozil në profilin e tij në Instagarm, ku shihet tatuzahi i ri I futbollistit në gjoksin e majtë, shkruan IndeksOnline.

Tatuazhi i Ozil është një Ujk Gri I cila ka domëthënje nacionaliste dhe është simbol i një partie të ekstremit të djathtë turk.

Tre gjysmëhënës së bashku me një ujk që ulëritës janë simboli i Ujqërve Gri të ekstremit të djathtë turk. Flamuri me tre gjysmëhënës shërbeu si një flamur lufte në Perandorinë Osmane dhe sot është logoja e partisë së partisë ekstremiste turke të krahut të djathtë MHP (“Partia e Lëvizjes Nacionaliste”).

Lëvizja e “Ujqërve Gri” (“Ülkücü”) doli nga partia ku ideologjia varion nga ekstremizmi i krahut të djathtë në racizmin nacionalist dhe antisemitizmi tek islamizmi.

Në Gjermani, organizatat ultranacionaliste të “Ujqërve Gri” monitorohen nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës. Tani është organizata më e madhe ekstremiste e krahut të djathtë në Gjermani: besohet se ka rreth 20,000 ndjekës.

MHP është një aleat i ngushtë i presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan (69) dhe, së bashku me AKP-në e Erdoganit (“Partia për Drejtësi dhe Zhvillim”), ka shumicën në parlamentin turk./IndeksOnline/