Ozil dhe Kolasinac mbeten jashtë skuadrës në ndeshjen kundër Newcastle për shkaqe sigurie
Ekzistojnë shqetësime të reja për sigurinë e Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac. Andaj ata kanë mbetur jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjen kundër Newcastle.
Lojtarët u përballën nga dy sulmues të armatosur në korrik, e për këtë arsyje Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac nuk do të marrin pjesë në ndeshjen kundër Newcastle, transmeton Indeksonline.
Një deklaratë nga Arsenali tregon se : ‘Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen hapëse kundër Newcastle United pas incidenteve të mëtejshme të sigurisë të cilat po hetohen nga policia.’
Gjendja mendore e të dy lojtarëve u vlerësua pasi ata u lanë jashtë ndeshjes së Kupës së Emirates kundër Lyonit pas incidentit në Londrën e Veriut./Indeksonline/.