Ozil e Isco bëhen me skuadra të reja

Ish-yjet e Realit, spanjolli Isco dhe turko-gjermani Ozil do të bëhen me skuadra të reja.
Isco ka arritur marrëveshje për transferimin te Sevilla. Pasi nuk rinovoi kontratën me Realin, Isco ishte në bisedime me disa skuadra evropiane, por që ka vendosur të mbetet në La Liga për të luajtur me Sevillas.

Ozil ndërpreu bashkëpunimin me Fenerbahcen dhe do të vazhdojë karrierën tek Istanbul Basaksehir në Turqi./Indeksonline/
