Ozil, ”jepja dorën” Shaqirit këtë sezon
Liverpooli dhe Arsenali zhvillojnë nesër kryendeshjen e javës së 20-të në Premier League.
Në ”Anfield”, skuadra e Jurgen Klopp pret djelmoshat nga Londra e Veriut në një ndeshje, ku spektakli është i garantuar.
Trajneri gjerman, Klopp, mbetet të shihet nëse do të startojë me Xherdan Shaqirin, i cili po tregon formë të lartë kohëve të fundit.
Shaqiri shënoi dy golat e fitores në derbin ndaj Man Unitedit, teksa në fitoren e fundit ndaj Newcastle shënoi një gol, transmeton IndeksOnline.

Para ndeshjes, tabloidi i famshëm, Goal ka publikuar përmbledhje dhe statistika krahasuese mes lojtarëve të Liverpoolit dhe Arsenalit.
Njëra ndër krahasimet që ka befasuar tifozët e futbollit është edhe ai mes Xherdan Shaqirit dhe fantazistit turko-gjerman, Mesut Ozil.
Nga 14 paraqitje, Shaqiri ka realizuar 6 gola, ka dhuruar 2 asistime, ka kompletuar 430 pasime si dhe ka pasur një saktësi pasimesh prej 79%.
Ndërsa, Ozil, nga 13 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar 3 gola, ka dhuruar 1 asistim, ka kompletuar 565 pasime dhe ka pasur një saktësi të tyre prej 87%.
Dukshëm shihet se reprezentuesi zviceran me prejardhje nga Gjilani është treguar më produktiv këtë sezon për skuadrën e tij në kampionatin elitar anglez./IndeksOnline/