75 Mall Live Search
16:29 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / C E

Ozil larg Arsenalit, Fenerbahçe mund të mbetet thatë

Mesut Ozil nuk bën pjesë në planet e Arsenalit dhe me shumë mundësi do të largohet.

Ai nuk u federua nga trajneri Mikel Arteta dhe palët kanë patur probleme mes tyre, pasi duket se futbollisti nuk do e shkelë më fushën me fanellën e “Topçinjëve”.

Turku me shumë mundësi do të largohet në janar. Ai ka nisur bisedimet sekrete me Fenerbahçen, por ende nuk ka një dakordësi për kalimin e tij në Turqi.

Pista tjetër që mund të joshë më shumë lojtarin është ajo e SHBA-ve. Janë disa klube të MLS që interesohen për të siguruar shërbimet e mesfushorit turk.