75 Mall Live Search
17:34 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Ozil lëndohet rëndë, kaq pritet të mungojë

Mbrëmë mesfushori turk me pasaportë gjermane, Mesut Ozil është lënduar rëndë në takimin Fenerbahce – Antalyaspor.

Ozil u lëndua rëndë, ku u detyrua të largohej nga loja në minutën e 67 të takimit për t’u zëvendësuar nga Kahveci, shkruan IndeksOnline

32-vjeçari u lëndua në kyçin e këmbës pas një sfide nga sulmuesi i kundërshtarit Fredy dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte më pas.

Ai pritet të jetë jashtë nga katër deri në gjashtë javë sipas ekzaminimeve fillestare që janë bërë.