Ozil paralajmëron Gjermaninë: Grupi është brutal, kujdes nga Benzema

Futbollisti turk me pasaportë gjermane, Mesut Ozil ka folur për ndeshjen Gjermani – Francë, e vlefshme për Grupin F në EURO20.
Ish-lojtari i Kombëtares së Gjermanisë paralajmëron ‘Die Mannschaft’ duke i thënë të ketë kujdes nga sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, shkruan IndeksOnline
Viel Glück Jungs heute Abend und alles Gute beim 1. EM Spiel gegen Frankreich. ?????? Die Gruppe ist brutal schwer, aber mit einem erfolgreichen Start ist alles möglich. Passt gut auf diesen Benzema auf! ? @DFB_Team @EURO2020
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) June 15, 2021
“Fat të mirë për djemtë sonte. Më të mirat për ndeshjen e parë në EURO20 kundër Francës. Grupi është shumë brutal, por gjithçka është e mundur me një start të mirë. Kujdesuni mirë për Benzeman”, ka thënë Ozil
Nga ora 21:00 në stadiumin ‘Football Arena’ në Munich, ‘Gjelat’ dhe ‘Die Mannschaft’ zhvillojnë ndeshjen e parë në EURO20./IndeksOnline/