75 Mall Live Search
11:41 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Ozil po largohet nga Arsenali, Fenerbahce e pret!

Mesfushori, Ozil është shumë pranë largimit nga Arsenali.

Siç raportojnë mediat angleze, Ozil thuhet se ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me klubin londinez, shkruan IndeksOnline

Gjithashtu, lajmin e ka bërë të ditur edhe gazetari i njohur, David Ornstein i cili tha se mesfushori gjerman me pasaort turke, do të largohet këtë javë dhe do të firmos me Fenerbahcen.

Kujtojmë se Ozil ka pasur kontratë me Arsenalin deri në fund të kësaj vere dhe si rezultat i përfundimit të saj, ai tani nuk do t’i marrë më shumë se 7 milion euro.