“Ozil qëndron 100% në Arsenal dhe pikë”
Agjenti i Ozil ka shuar spekulimet se klienti i tij do të largohet nga Londra duke thënë se e ardhmja tij është në Arsenal.
30 vjecari ka qenë i lidhur për një transferim të mundshëm në disa ekipe, pas lënies jashtë nga trajneri Emery për arsye “taktike”.
Ozil ka qenë munguar në dy ndeshjet e fundit të Arsenal pas nje dëmtimi në gju dhe momentalisht është në fazën e rikuperimit.
“Unë do të preferoja të mos flisja publikisht për situatën e Mesut, por duke pasur parasysh spekulimet e fundit që e lidhin atë me një lëvizje larg Arsenalit, unë mendoj se është e rëndësishme të japim disa qartësi në mënyrë që të mund ta përfundojmë këtë dhe të përqendrohemi në futboll” .
“Mesut nënshkroi një kontratë të re në janar sepse ai e pa të ardhmen e tij në Arsenal dhe asgjë nuk ka ndryshuar në mendjen e tij. Ai dëshiron të qëndrojë për kohëzgjatjen e asaj kontrate dhe ndoshta edhe më gjatë”
“Mesut është 100 për qind i fokusuar te Arsenal dhe pikë. Ai e do klubin, ndan vlerat e tij dhe nuk dëshiron të jetë diku tjetër. Ai është krenar që veshë bluzën e Arsenalit dhe qe përfaqëon këtë klub” deklaroi agjenti i tij për Goal.com /IndeksOnline/