75 Mall Live Search
10:48 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Ozil-i reagon pas sulmeve në Francë: Terrorizmi s’ka vend në islam

Mesfushori i njohur turk, Mesut Ozil, ka reaguar rreth sulmeve të fundit terroriste, në Francë.

Ozil përme një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një postimi ku ka thënë se terrorizmi nuk ka vend në fenë islame, transmeton Indeksonline.

“Zoti thotë në Kuran, kushdo që vret një njeri të pafajshëm, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit dhe kushdo që shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin”, thuhet në ajetin e Kuranit, që është publikuar nga Mesut Ozil.

Së fundmi dy sulme terroriste ndodhën në Francë që u lidhën me fenë islame./Indeksonline/