75 Mall Live Search
15:30 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / AR

Për 10 ditë, BBVK thyen rekorde: 800 milionë shikime në të gjitha platformat

Sezoni i katërt i spektaklit madhështor, Big Brother VIP Kosova, që nga nata e parë bëri bujë të madhe.

Diamant Bajra, nga rrjetet sociale të BBVK, thotë se statistikat tregojnë që ka angazhim të madh në shikueshmërinë e këtij formati që bën për vete shqiptarët anekënd botës.

Sipas Bajrës, edicioni i katërt ka arritur shikueshmëri të lartë, qysh nga nisja e tij m ë 17 nëntor.

Bajra thotë se 800 milionë shikime janë arritur në të gjitha platformat në baza ditore.

“Krahasuar me edicionin të kaluar, në periudhën e njëjtë, këtë sezon, kemi 200% shikueshmëri më të lartë”, u shpreh Bajra.