Zjarri në Nënstacion, KEDS: Për momentin e kemi të pamundur të intervenojmë për ta rikthyer energjinë

Disa orë pas pas shpërthimit të një zjarri në nënstacionion Prishtina 3 të KOSST-it, disa lagje në kryeqytet avzhdojnë të mos kenë energji elektrike. KEDS njofton qytetarët se për momentan e kanë të pamundur të intervenojnë.
Në njoftimin e KEDS-it po ashtu thuhet se për çdo të re lidhur me këtë aksident, si dhe mundësinë e intervenimit të KEDS-it për të riparuar dhe rikthyer energjinë elektrike për konsumatorët e afektuar, do të njoftojnë.
“Njoftojmë konsumatorët se pas zjarrit në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT, që furnizon kryesisht qendrën e qytetit të Prishtinës, se ekipet e KEDS-it, edhe pse në gatishmëri, për momentin e kanë të pamundur për të intervenuar, meqenëse aty gjenden institucionet relevante shtetërore duke bërë vlerësimin e gjendjes dhe verifikimet e nevojshme. Për çdo të re lidhur me këtë aksident, si dhe mundësinë e intervenimit të KEDS-it për të riparuar dhe rikthyer energjinë elektrike për konsumatorët e afektuar, do t’ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.