Pa asnjë arsye u rrahen tre policë në Prizren, nga dy persona që ishin të dehur “rrotë”

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë janë sulmuar tre zyrtarë policorë në Prizren, te sheshi “Shatërvan”.
Dy të dyshuarit janë arrestuar, të cilit ishin në gjendje të dehur, transmeton IndeksOnline.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Sheshi “Shatërvan”, Prizren 16.12.2020 – 20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata pa ndonjë arsye kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, që ishin në detyrë zyrtare. Tre zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit ishin në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/