20:58 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Pa drita gjatë natës, vozitësi rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion

Një veturë e tipit ‘Mercedes’ ka rrezikuar sonte shumë vozitës të cilët ishin prezent në komunikacion.

E gjitha kjo pasi vozitësi nuk kishte ndezur fare dritat përgjatë qarkullimit.

Padyshim se mungesa e dritave gjatë natës në komunikacion rrezikon të gjithë pjesëmarrësit, duke shkaktuar shumë shpesh edhe aksidente të shumta.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një video në të cilën shihet qarkullimi i veturës në fjalë në magjistralen Podujevë-Prishtinë./Indeksonline/