15:21 / E Premte, 13 Gusht 2021 / OSH

Pa fakultet dhe pa përvojë, ministrja Hajdari i rehaton Duda Baljes anëtarin e partisë së saj

Duda Balje ka publikuar së fundi foto me ministren Rozeta Hajdari ku vërehet një doza dashurie mes tyre.

Por duket se selfie me ministren i ka kryer punë deputetes Balje ngase në kabinetin e ministres Hajdari ajo e ka rehatuar anëtarin e partisë së saj, Emil Radoncic.

Vetëm 21 vjeçar, pa e kryer fakultetin dhe pa përvojë pune, Emil Radoncic do ta këshillojë tani e tutje ministren Hajdari si i punësuar në pozitën e këshilltarit.

No description available.

Indeksonline e ka kontaktuar deputeten Balje për favoret që po i bëhen së fundi në Qeverinë Kurti, por që e njëjta nuk është përgjigjur. Nga partia e Dudas së fundi është rehatuar edhe Enis Sulejmanoviq në ministrinë e Hekuran Muratit.

No description available.